Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit

Në ushtrinë izraelite kanë njoftuar të martën se janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, dy orë pasi armëpushimi i shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hyrë në fuqi, raporton AP. Sipas saj, sistemet e mbrojtjes ajrore janë “në funksion për të ndërprerë kërcënimin”, teksa qytetarëve u është kërkuar [...]Read More...

Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit

Në ushtrinë izraelite kanë njoftuar të martën se janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, dy orë pasi armëpushimi i shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hyrë në fuqi, raporton AP.

Sipas saj, sistemet e mbrojtjes ajrore janë “në funksion për të ndërprerë kërcënimin”, teksa qytetarëve u është kërkuar të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty deri në njoftimin e radhës. Detajet mbi sulmin e raportuar me raketa mbeten ende të paqarta, kurse nuk ka konfirmim nga ana e Iranit për këtë sulm.

Ky zhvillim ka ndodhur pasi zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se e kanë pranuar armëpushimin. Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, ka thënë se vendi i tij do të ndalojë sulmet me kushtin që Izraeli të veprojë njësoj.