Izraeli sulmon objektiva të Hezbollahut në Liban
Ushtria izraelite tha më 31 janar se ka sulmuar “disa” caqe të Hezbollahut në Luginën Beka të Libanit, dy muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me grupin libanez, me të cilin zhvilloi luftime vitin e kaluar. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian [...]Read More...

Ushtria izraelite tha më 31 janar se ka sulmuar “disa” caqe të Hezbollahut në Luginën Beka të Libanit, dy muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me grupin libanez, me të cilin zhvilloi luftime vitin e kaluar.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
“Caqet që u sulmuan përfshijnë një ndërtesë të Hezbollahut që ka infrastrukturë nëntokësore e cila përdoret për të zhvilluar dhe prodhuar armatim dhe infrastruktura të tjera terroriste në kufirin Siri-Liban që përdoren nga Hezbollahu për të kontrabanduar armë në Liban”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.
Në njoftim u tha se sulmet e kryera gjatë natës shënjestruan caqet “që paraqisnin rrezik” për Izraelin dhe trupat izraelite.
Një ditë më herët, ushtria izraelite tha se kishte rrëzuar një dron vëzhgues të Hezbollahut i cili po i afrohej territorit izraelit. Sipas ushtrisë, kjo paraqet “shkelje të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit”.