Ja krejt çka ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovës

Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota për, 30 kundër dhe 8 abstenime. Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Ja krejt çka ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovës

Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota për, 30 kundër dhe 8 abstenime.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër.

Për zgjedhjen e kryeparlamentarit nevojiten të paktën 61 vota për.

Basha: E ndiej përgjegjësinë për besimin tuaj

Dimal Basha në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit ligjvënës theksoi se Kosova është e ndërtuar mbi sakrifica dhe mbi besimin e përbashkët se liria dhe shteti jonë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm.

“E ndiej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm.
Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta: mbi gjakun, mundin dhe qëndresën e atyre që besuan se e ardhmja e kombit ishte më e rëndësishme se vetë jeta e tyre.

Një përulje dhe falënderim nga zemra u takon grave, vajza, pra nënave dhe motrave tona, të cilat brez pas brezi sakrifikuan, rritën, punuan në heshtje dhe ofruan dashuri dhe përkushtim. Ato ishin dhe mbesin themeli i një shoqërie të shëndoshë që ne e gëzojmë”, nënvizoi Basha.

Ai shtoi se mbrojtja e Kosovës duhet të jetë detyrë e të gjithëve, pushtetit dhe opozitës, pavarësisht se ai pret dallime të mëdha mes partive, sepse jetojmë në një demokraci.

“Ju bëj thirrje për bashkëpunim. Është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne e kemi guximin dhe mençurinë për të punuar së bashku për interesin më të lartë për vendin tonë”, theksoi ai.Ai gjithashtu i bëri thirrje Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Basha.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u zgjodhën nënkryetarë, por jo edhe i komunitetit serb

Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit Dimal Basha shkoi në një pauzë për t’u diskutuar në lidhje me kandidaturat për nënkryetarë të Kuvendit.

U zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit Albulena Haxhiu e VV-së, Vlora Çitaku e PDK-së dhe Kujtim Shala i LDK-së.

Por nuk u bë zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ndërpreu seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, propozoi që me short të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga komunitetit serb, pas mosvotimit tri herë të kandidatit të Listës Serbe Slavko Simiq dhe insistimit të Listës Serbe që vetëm ky të jetë kandidati i tyre, raporton Ekonomia Online.
Po as me short nuk morën numër të mjaftueshëm të votave as Verica Çeraniq e Stefan Kovaçeviq, as Nenad Rashiq.