Ja pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill. Sa i përket vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka bërë të ditur arsyen pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë. Në përgjigjen e saj thuhet […] The post Ja pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën appeared first on Albinfo.

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill.
Sa i përket vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka bërë të ditur arsyen pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë.
Në përgjigjen e saj thuhet se Kallas për shkak të kufizimeve kohore, nuk mund të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch.
“Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjithë rajonin dhe vizitat e ardhshme në vendet e tjera tashmë janë duke u planifikuar. Mbështetja e BE-së për stabilitetin dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet”, tha ndër të tjera Hipper për klanKosova.
The post Ja pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën appeared first on Albinfo.