Japoni/ Ekzekutohet “vrasësi i Twitter-it” që mashtroi viktimat me premtimin për t’i ndihmuar të vrisnin veten

Japonia ka ekzekutuar një burrë i dënuar për vrasjen e nëntë personave në vitin 2017 – duke shënuar herën e parë që vendi rikthen dënimin me vdekje që nga viti 2022. Takahiro Shiraishi, i njohur në media si “vrasësi i Twitter-it”, tronditi opinionin publik me krimet e tij makabre, duke hapur gjithashtu debat të gjerë [...]Read More...

Japoni/ Ekzekutohet “vrasësi i Twitter-it” që mashtroi viktimat me premtimin për t’i ndihmuar të vrisnin veten

Japonia ka ekzekutuar një burrë i dënuar për vrasjen e nëntë personave në vitin 2017 – duke shënuar herën e parë që vendi rikthen dënimin me vdekje që nga viti 2022.

Takahiro Shiraishi, i njohur në media si “vrasësi i Twitter-it”, tronditi opinionin publik me krimet e tij makabre, duke hapur gjithashtu debat të gjerë në vend për mënyrën si trajtohej çështja e vetëvrasjes në rrjetet sociale.

Shiraishi, atëherë 30 vjeç, i joshte viktimat e tij – shumica vajza të reja nga mosha 15 deri në 26 vjeç – përmes rrjetit social Twitter (tani i njohur si X), duke i ftuar në apartamentin e tij në qytetin Zama, pranë Tokios. Ai i mashtronte duke pretenduar se do t’i ndihmonte të vdisnin, madje në disa raste u thoshte se do të vetëvritej bashkë me ta. Pasi i sillte në banesë, i mbytiste dhe i copëtonte trupat e tyre.

Ngjarja u zbulua në tetor të vitit 2017, kur policia gjeti pjesë trupash në frigoriferë dhe kuti veglash gjatë kërkimeve për njërën nga viktimat. Apartamenti i Shiraishit u pagëzua nga mediat si “shtëpia e tmerrit”.

Në profilin e tij në Twitter shkruhej: “Dua të ndihmoj njerëzit që janë vërtet në dhimbje. Ju lutem, më shkruani në çdo kohë.”

Shiraishi e pranoi fajin dhe deklaroi se kishte vrarë nëntë persona që vuanin nga mendimet për vetëvrasje. Fillimisht, avokatët e tij mbrojtës pretenduan se viktimat kishin dhënë pëlqimin për të vdekur, duke kërkuar dënim më të lehtë për “vrasje me pëlqim”. Ata gjithashtu kërkuan vlerësim të gjendjes së tij mendore.

Megjithatë, Shiraishi vetë mohoi mbrojtjen e dhënë nga avokatët, duke thënë se kishte vrarë pa asnjë pëlqim nga viktimat.

Ai u dënua me vdekje në dhjetor të vitit 2020, në një seancë që tërhoqi qindra qytetarë.

Pas kësaj ngjarjeje, platforma Twitter ndryshoi rregullat e saj, duke ndaluar shprehimisht përmbajtjet që “promovojnë ose inkurajojnë vetëvrasjen apo vetëlëndimin”./abcnews.al