Jemeni nën sulmet izraelite, të paktën gjashtë të vdekur
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror i kryer nga forcat izraelite në kryeqytetin jemenas, Sanaa, njoftuan sot zyrtarë të lëvizjes Houthi. Sipas autoriteteve Houthi, sulmi u krye si kundërpërgjigje ndaj një rakete balistike të lëshuar të premten nga territori i Jemenit drejt Izraelit. Forcat [...]Read More...

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror i kryer nga forcat izraelite në kryeqytetin jemenas, Sanaa, njoftuan sot zyrtarë të lëvizjes Houthi.
Sipas autoriteteve Houthi, sulmi u krye si kundërpërgjigje ndaj një rakete balistike të lëshuar të premten nga territori i Jemenit drejt Izraelit.
Forcat izraelite konfirmuan sulmet, duke thënë se objektivat e goditura përfshinin një kompleks ushtarak ku ndodhej edhe pallati presidencial, dy centrale elektrike dhe një depo karburanti.
“Sulmet ajrore u realizuan si përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura të regjimit terrorist Houthi ndaj Shtetit të Izraelit dhe civilëve të tij, përfshirë lëshimin e raketave tokë-tokë dhe dronëve në territorin izraelit gjatë ditëve të fundit,” thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë izraelite.
Përplasja mes Izraelit dhe Houthive të mbështetur nga Irani është përshkallëzuar muajt e fundit. Rebelët Houthi i kanë cilësuar sulmet e tyre si akte solidariteti me popullin palestinez, ndërsa Izraeli i konsideron këto veprime si kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare.
Tensionet në rajon vazhdojnë të rriten, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim për përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Gazës dhe Izraelit. / abcnews.al /