“Jemi në një epokë riarmatimi”/ Von der Leyen: 800 miliardë euro shpenzime për një Evropë të sigurt
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi më herët se është e domosdoshme që Evropa të riarmatoset. Në një deklaratë të zhvilluar së fundmi, Von der Leyen, nënvizoi se Evropa është gati të rrisë shpenzimet masive të mbrojtjes. Ursula von der Leyen thotë se ajo u ka shkruar një letër udhëheqësve evropianë dhe [...]Read More...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi më herët se është e domosdoshme që Evropa të riarmatoset. Në një deklaratë të zhvilluar së fundmi, Von der Leyen, nënvizoi se Evropa është gati të rrisë shpenzimet masive të mbrojtjes.
Ursula von der Leyen thotë se ajo u ka shkruar një letër udhëheqësve evropianë dhe ku edhe përshkruan një plan të riarmatimit të Evropës me disa pika.
-Lejimi i vendeve për të rritur shpenzimet e mbrojtjes pa nxitur mekanizmat e BE-së kundër deficiteve buxhetore
–150 miliardë euro në kredi për investime në mbrojtje në fusha që mund të përfitojnë mbrojtjen e BE-së në tërësi – kështu, për shembull, mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet anti-drone dhe lëvizshmëria ushtarake. Ky instrument do të ndihmonte në grumbullimin e kërkesës dhe prokurimi i përbashkët do të reduktonte kostot
Lejimi i vendeve që të ridrejtojnë fondet e destinuara për programet e politikave të kohezionit për shpenzimet e mbrojtjes
Von der Leyen shtoi se plani i saj mund të mobilizojë një total prej 800 miliardë eurosh në shpenzimet e mbrojtjes “për një Evropë të sigurt dhe elastike”.