Jens Stoltenberg u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim: Dialogu rruga e vetme

Stoltenberg u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim: Dialogu rruga e vetme. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri. Ai nga selija e NATO ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të i ulin tensionet, shkruan Gazeta Express. Stoltenberg ka […]

Jens Stoltenberg u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim: Dialogu rruga e vetme

Stoltenberg u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim: Dialogu rruga e vetme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri. Ai nga selija e NATO ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të i ulin tensionet, shkruan Gazeta Express.

Stoltenberg ka folur pas takimit në seli të NATO-s me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

“Të përmendi edhe Kosovën, për të cilën diskutuam në takimin tonë. Misioni ynë KFOR po vazhdon të përmbushë mandatin e tij, që buron nga OKB-ja, në mënyrë të paanshme. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë mëtutje tensionet. Dhe të kthehen menjëherë te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme përpara”, ka thënë Stoltenberg, raporton faqja zyrtare e NATO-s.