Juventusi ‘dridh’ Serie A, po e transferon ‘BISHËN’ e sulmit nga Franca

Juventusi ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit kanadez Jonathan David për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere. Klubi italian po shqyrton opsionet për të përforcuar repartin ofensivë dhe e sheh Davidin si një objektiv prioritar. Takimi i parë mes palëve u zhvillua më 23 qershor për të vlerësuar gatishmërinë e lojtarit për të […]

Juventusi ‘dridh’ Serie A, po e transferon ‘BISHËN’ e sulmit nga Franca

Juventusi ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit kanadez Jonathan David për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Klubi italian po shqyrton opsionet për të përforcuar repartin ofensivë dhe e sheh Davidin si një objektiv prioritar.

Takimi i parë mes palëve u zhvillua më 23 qershor për të vlerësuar gatishmërinë e lojtarit për të kaluar në Serie A.

David, 25 vjeç, e ka përfunduar kontratën e tij me Lille pas një sezoni të suksesshëm me 25 gola dhe 12 asistime.

Sulmuesi është objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Napolin, Interin, Liverpoolin dhe Barcelonën.

Juventusi është optimist për të arritur një marrëveshje dhe beson se David mund të sjellë ekuilibrin e duhur në fazën sulmuese.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa diskutohen kushtet financiare dhe projekti sportiv që i ofrohet lojtarit.