Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!

Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e tij tashmë ka kohë të gjatë qëndrimi në këtë vend The post Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! appeared first on Albinfo.

Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!

Një shkelës i dhunshëm nga distrikti i Northeimit nuk mund të deportohet në Kosovë. Shkelësi recidivist kishte ngritur një padi kundër deportimit  që i kanosej nga distrikti në fjalë.

Megjithatë, duke pasur parasysh të dhënat e tij penale, gjyqtarët e Göttingenit (shkalla e parë) nuk panë asnjë arsye për t’i dhënë atij mbrojtje të përkohshme ligjore, transmeton albinfo.ch. Kjo do të siguronte që ai të mund të qëndronte deri në përfundim të procedurës kryesore. Por gjyqtarët e Lüneburgut (shkalla e dytë) mbajtën një qëndrim tjetër, favorizues.

Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, ata përmendën faktin se gruaja e tij tashmë ka kohë të gjatë qëndrimi në këtë vend. Prandaj, do të ishte e paarsyeshme që ajo të hiqte dorë nga shtëpia e saj këtu, përfshirë punësimin e saj të sigurt, dhe të vazhdonte martesën e saj në Kosovë, shkruan Në procedurën kryesore duhet të sqarohet nëse është e arsyeshme dhe e mundur jo vetëm për aplikantin, por edhe për gruan e tij, të largohen nga Gjermania “në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë marrëdhënien e tyre aktuale martesore në atdheun e tyre të përbashkët”, thuhet në vendim.

Gjyqtarët këmbëngulin në mbrojtjen e martesës
Gjyqtarët e Lüneburgut as nuk e përmendin faktin se 50-vjeçari ka qenë jashtëzakonisht i dhunshëm në këtë martesë, të cilën ata e konsiderojnë të denjë për mbrojtje. Në vend të kësaj, ata supozojnë në heshtje se gruaja e abuzuar synon ta vazhdojë martesën. Fakti që e drejta për integritet fizik në Ligjin Bazë ka përparësi mbi mbrojtjen shtetërore të martesës gjithashtu nuk merret parasysh në vendimin e tyre.

Ndryshe nga paditësi, gruaja e tij ka një leje qëndrimi të përhershme që i lejon asaj të qëndrojë në Gjermani për një kohë të pacaktuar. Gjykata Administrative e Göttingenit tani duhet të vendosë në procedurën kryesore nëse burri i saj, i cili është dënuar shumë herë për krime të dhunshme, mund të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani apo duhet të kthehet në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Sipas Gjykatës Administrative të Göttingenit, 50-vjeçari kishte kryer krime të rënda në vitin 1996 – vetëm pesë vjet pasi kishte hyrë në Gjermani – dhe qe dënuar me tre vjet e nëntë muaj burg.

Ai gjithashtu kishte tërhequr vëmendjen përmes shpërthimeve masive të dhunës kundër anëtarëve të familjes nga martesa e tij e mëparshme, kur nuk kishte ngurruar ta përdorte makinën e tij si armë.

Shpërthime dhune në të dyja martesat

Në vitin 2020, 50-vjeçari u martua përsëri dhe gjithashtu u tregua i dhunshëm edhe në këtë martesë. Në mars të vitit 2022, Gjykata e Qarkut në Northeim i dha atij një dënim me dymbëdhjetë muaj burg, i cili u shndërrua në burg me kusht.

Sipas aktakuzës, 50-vjeçari ishte grindur me gruan e tij të re, e cila ishte gjithashtu nga Kosova, në një parking për shkak të xhelozisë. Ai dyshohet se e kishte kafshuar në parakrah, e kishte kapur për flokësh dhe e kishte zvarritur deri në stacionin më të afërt të autobusit. Atje, ia kishte përplasur kokën në një shtyllë. Ai gjithashtu e kishte goditur me grusht në fytyrë të paktën dy herë dhe i kishte përplasur gjurin në bark tre herë, duke e bërë atë të rrëzohej nga dhimbja. Pastaj e kishte lëshuar vetëm kur kishe ndërhyrë një dëshmitar.

50-vjeçari e kishte bazuar kërkesën e tij për mbrojtje të përkohshme ligjore kundër kërcënimit të dëbimit, ndër të tjera, në lidhjet e tij familjare në Gjermani. Gjykata Administrative e Göttingenit e gjeti këtë argument të pabesueshëm. Në fund të fundit, fëmijët e tij të rritur nga martesa e tij e mëparshme kishin jetuar në një rreth tjetër që nga viti 2007 dhe nuk kishin kontakt me të.

50-vjeçari më pas paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative të Lüneburgut dhe pati sukses: Gjyqtarët e Lüneburgut urdhëruan efektin pezullues të veprimit të tij. Ata e justifikuan këtë, ndër të tjera, duke argumentuar se vendimit të rrethit Northeim i mungonte fjala “diskrecion”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa theksonte nevojën për të balancuar interesin privat për të qëndruar në Gjermani me interesin publik për të ndërprerë menjëherë lejen e qëndrimit, ajo (gjykata e shkallës së parë) thjesht kishte identifikuar interesat në konflikt, por nuk kishte kryer ushtrimin e balancimit “si të tillë”.

The post Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! appeared first on Albinfo.