Kaan Arapi, talenti i ri shqiptar përzgjidhet nga Barça Camp 2025
Një shqiptar në sytë e Barcelonës, Kaan Arapi i përzgjedhur në kampin elitar The post Kaan Arapi, talenti i ri shqiptar përzgjidhet nga Barça Camp 2025 appeared first on Albinfo.

Një tjetër talent shqiptar po shkel në gjurmët e më të mëdhenjve të futbollit. Kaan Arapi është përzgjedhur nga Barça Camp 2025 si një ndër futbollistët me potencial të lartë, një njohje kjo që i hap dyert drejt një të ardhmeje premtuese në sportin më të dashur në botë, transmeton Albinfo.ch.
Kaani do të ketë mundësinë të marrë pjesë në Barça Clinic, një eksperiencë unike që zhvillohet në ambientet zyrtare të klubit FC Barcelona në Spanjë — aty ku ëndrrat bëhen realitet.
Nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e trajnerëve elitarë të La Masia-s, akademisë së famshme të Barcelonës, ai do të përjetojë nga afër filozofinë, metodologjinë dhe vlerat e njërit prej klubeve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Ky është një hap i madh për Kaanin dhe një frymëzim për të gjithë të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë një karrierë ndërkombëtare në sport./Albinfo.ch
The post Kaan Arapi, talenti i ri shqiptar përzgjidhet nga Barça Camp 2025 appeared first on Albinfo.