“Kafshë shtëpiake si ushqim për grabitqarët”, thirrja e pazakontë e një kopshti zoologjik në Danimarkë

Kopshti zoologjik në Aalborg të Danimarkës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë kafshët e tyre shtëpiake të shëndetshme, por të padëshiruara, për t’u përdorur si ushqim për grabitqarët që mbahen në këtë institucion. Në njoftimin e bërë publikisht, kopshti zoologjik kërkon dhurimin e pulave, lepujve dhe kavieve të gjalla, të cilat më pas [...]Read More...

“Kafshë shtëpiake si ushqim për grabitqarët”, thirrja e pazakontë e një kopshti zoologjik në Danimarkë

Kopshti zoologjik në Aalborg të Danimarkës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë kafshët e tyre shtëpiake të shëndetshme, por të padëshiruara, për t’u përdorur si ushqim për grabitqarët që mbahen në këtë institucion.

Në njoftimin e bërë publikisht, kopshti zoologjik kërkon dhurimin e pulave, lepujve dhe kavieve të gjalla, të cilat më pas “eutanazohen në mënyrë të kujdesshme” nga stafi i trajnuar.

Gjithashtu, kopshti pranon edhe kuaj të gjallë, me kusht që kafshët të jenë të shëndetshme dhe të shoqëruara me pasaportën përkatëse. Donatorët e kuajve mund të përfitojnë edhe zbritje tatimore.

Në një postim në Instagram, Aalborg Zoo shpjegon se ka “përgjegjësi për të imituar zinxhirin natyror ushqimor të kafshëve”, duke theksuar se kafshët e vogla bujqësore “janë pjesë e rëndësishme e dietës së grabitqarëve”. Ushqimi i ofruar në këtë mënyrë është, sipas kopshtit zoologjik, i ngjashëm me atë që grabitqarët do të gjuanin natyrshëm në habitatin e tyre veçanërisht rasti i rrisit euroaziatik.

Ndër grabitqarët që mbahen në kopsht përfshihen edhe luanët dhe tigri. Kafshët e vogla mund të dhurohen gjatë ditëve të javës, deri në katër njësi në të njëjtën kohë, pa nevojën për takim paraprak.

Në faqen zyrtare të institucionit, nën një fotografi të një tigri që ha mish, jepen kushtet për dhurimin e kuajve. Ndër të tjera, theksohet se kuajt nuk duhet të kenë marrë trajtim mjekësor gjatë 30 ditëve të fundit.

Zëvendësdrejtoresha e kopshtit zoologjik, Pia Nielsen, tha në një deklaratë se kafshët mishngrënëse në Aalborg Zoo janë ushqyer prej vitesh me kafshë të vogla bujqësore.

“Kur mban kafshë mishngrënëse, është e nevojshme që t’u ofrosh mish mundësisht me qime, kocka etj, për t’ua bërë dietën sa më natyrale,” tha ajo. “Për këtë arsye, ka logjikë që kafshët që duhet të eutanazohen për arsye të ndryshme, të shfrytëzohen në këtë mënyrë.”

Sipas saj, praktika është e zakonshme në Danimarkë dhe shumë vizitorë dhe partnerë të kopshtit zoologjik e vlerësojnë mundësinë për të kontribuar në këtë formë./abcnews.al