Kaja Kallas të martën në Uashington: Shpresojmë për një formim të shpejtë të një qeverie gjermane
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka njoftuar se nesër, të martën, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për bisedime me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Besoj se është e rëndësishme të kemi sa më shumë kontakte me administratën e re amerikane”, tha Kallas, duke iu referuar vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington [...]Read More...

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka njoftuar se nesër, të martën, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për bisedime me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
“Besoj se është e rëndësishme të kemi sa më shumë kontakte me administratën e re amerikane”, tha Kallas, duke iu referuar vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington për t’u takuar me homologun e tij amerikan Donald Trump.
Gjithashtu, Kallas shprehu shpresën se pas zgjedhjeve të parakohshme të djeshme, në Gjermani do të formohet një qeveri “sa më shpejt” .
“Gjermanët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe tani duhet të formojnë një qeveri. Shpresoj se do ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse vërtet duhet të ecim përpara me vendimmarrje në nivel evropian dhe kjo kërkon pjesëmarrjen e Gjermanisë”, theksoi ajo nga Brukseli./abcnews.al