Kallas kundër Trump: NATO është garancia më e mirë për Ukrainën
NATO do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës, tha shefja e diplomacisë së BE Kaja Kallas, duke komentuar deklaratën e Donald Trump se Kievi duhet ta harrojë anëtarësimin në aleancë. Gjatë intervistës që ajo dha në Uashington, Kallas paralajmëroi gjithashtu se evropianët nuk do të ishin në gjendje të kontribuojnë në [...]Read More...

NATO do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës, tha shefja e diplomacisë së BE Kaja Kallas, duke komentuar deklaratën e Donald Trump se Kievi duhet ta harrojë anëtarësimin në aleancë.
Gjatë intervistës që ajo dha në Uashington, Kallas paralajmëroi gjithashtu se evropianët nuk do të ishin në gjendje të kontribuojnë në një marrëveshje të mundshme për Ukrainën nëse nuk do të ftoheshin në tryezën e negociatave, ndërsa presidenti amerikan po negocion drejtpërdrejt me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Për Kallas, gruaja e parë që u bë kryeministre e Estonisë, një republikë sovjetike deri në vitin 1991, fqinje e Rusisë, vendet e NATO-s nuk e kanë sulmuar kurrë Rusinë, e cila “ka frikë nga demokracia”.
“Pse jemi në NATO? Sepse kemi frikë nga Rusia. Dhe e vetmja gjë që funksionon vërtet, e vetmja garanci e sigurisë që funksionon është ombrella e NATO-s”, këmbënguli ajo./abcnews.al