BE-ja i vjen në ndihmë Radios Evropa e Lirë me 5.5 milionë euro fonde emergjente
Në një vendim të rëndësishëm për mbështetjen e mediave të lira, Bashkimi Evropian ka miratuar një fond emergjent prej 5.5 milionë eurosh për Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të administratës Trump për të ndërprerë financimin e saj. Radio Evropa e Lirë, e cila nisi transmetimet gjatë Luftës së Ftohtë, vijon të jetë një burim […] The post BE-ja i vjen në ndihmë Radios Evropa e Lirë me 5.5 milionë euro fonde emergjente appeared first on Albinfo.

Në një vendim të rëndësishëm për mbështetjen e mediave të lira, Bashkimi Evropian ka miratuar një fond emergjent prej 5.5 milionë eurosh për Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të administratës Trump për të ndërprerë financimin e saj.
Radio Evropa e Lirë, e cila nisi transmetimet gjatë Luftës së Ftohtë, vijon të jetë një burim i rëndësishëm informacioni në 27 gjuhë në 23 vende, duke përfshirë rajonet e Evropës Lindore, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme. Pas ndërprerjes së financimit nga SHBA-të, drejtuesit e saj kanë sfiduar këtë vendim në gjykatë, ndërsa në sfond, BE-ja ka ndërhyrë për të mbështetur punën e saj, përcjell albinfo.ch.
Shefja e diplomacisë së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, konfirmoi se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare kanë rënë dakord të nënshkruajnë kontratën për këtë mbështetje të menjëhershme. Sipas saj, kjo ndihmë përfaqëson një “rrjet sigurie” për gazetarinë e pavarur, një mision që Evropa e konsideron jetik, sidomos në kohë sfidash globale për lirinë e medias.
Megjithatë, Kallas theksoi se BE-ja nuk mund të zëvendësojë plotësisht fondet amerikane për Radion Evropa e Lirë, por do të përpiqet të ndihmojë që ajo të qëndrojë funksionale, sidomos në vendet e afërta me BE-në që mbështeten te burimet e pavarura të lajmeve nga jashtë.
Shtetet anëtare të BE-së pritet gjithashtu të kontribuojnë individualisht për të garantuar që misioni afatgjatë i REL-it të mos ndalet. Ndërkohë, Republika Çeke, ku ndodhet selia gazetareske e Radios, ka qenë në krye të përpjekjeve për të siguruar fondet e nevojshme.
The post BE-ja i vjen në ndihmë Radios Evropa e Lirë me 5.5 milionë euro fonde emergjente appeared first on Albinfo.