Rita Ora kalon testin e vozitjes pas 12 vitesh

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka kaluar testin e vozitjes, 12 vjet pasi kishte nisur mësimet për të mësuar të drejtojë makinën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku publikoi fotografi me certifikatën e re dhe pranë makinës së autoshkollës në Los Angeles, transmeton albinfo.ch.
Ora ishte fotografuar për herë të parë duke marrë mësime vozitjeje në vitin 2014. Në atë kohë, mediat britanike raportuan se ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, i kishte blerë një makinë me vlerë rreth 100 mijë paund, me synimin për ta inkurajuar të mësonte të voziste pasi çifti ishte zhvendosur në Los Angeles.
Sipas raportimeve të atëhershme, këngëtarja përdorte kryesisht taksi, transportin publik ose lëvizte në këmbë. Megjithatë, në Los Angeles, ku makina është një mjet i rëndësishëm për lëvizje, nevoja për të pasur patentë ishte më e madhe.
Pavarësisht se mësimet i kishte nisur shumë vite më parë, Ora arriti ta kalojë testin vetëm tani.
Ndërkohë, këngëtarja është e martuar me regjisorin Taika Waititi. Së fundmi, ajo ka folur edhe për dëshirën për të zgjeruar familjen, duke treguar se i kishte ngrirë vezët në mesin e të 20-ave dhe se dëshiron të ketë një fëmijë me bashkëshortin e saj.
Në një tjetër postim në Instagram, Rita Ora ndau fotografi nga ditët e fundit dhe shkroi: “Ka qenë një javë”. /Albinfo.ch
The post Rita Ora kalon testin e vozitjes pas 12 vitesh appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



