Kanosi gjyqtarin pas përfundimit të seancës, i dyshuari shoqërohet në polici

Në Vushtrri, gjegjësisht në rrugën “Skënderbeu”, të mërkurën rreth orës 11:30, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një gjyqtar. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, tha

Kanosi gjyqtarin pas përfundimit të seancës, i dyshuari shoqërohet në polici

Në Vushtrri, gjegjësisht në rrugën “Skënderbeu”, të mërkurën rreth orës 11:30, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një gjyqtar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, tha PK-ja në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.