Kaos fluturimesh në katër aeroporte në Moskë, si pasojë e sulmeve ukrainase
Për të katërtën ditë me radhë, Ukraina ka vazhduar sulmet me dronë, duke shkaktuar kaos në katër aeroportet e Moskës. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, janë regjistuar disa shpërthime ndërsa mbrojtja ajrore ruse sulmoi dronët që po vinin në Zelenograd, rreth 23 milje në veriperëndim të Kremlinit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të […] The post Kaos fluturimesh në katër aeroporte në Moskë, si pasojë e sulmeve ukrainase appeared first on Albinfo.

Për të katërtën ditë me radhë, Ukraina ka vazhduar sulmet me dronë, duke shkaktuar kaos në katër aeroportet e Moskës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, janë regjistuar disa shpërthime ndërsa mbrojtja ajrore ruse sulmoi dronët që po vinin në Zelenograd, rreth 23 milje në veriperëndim të Kremlinit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se kishte rrëzuar 93 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 19 që po i afroheshin Moskës ndërsa për shkak të sulmeve, autoritetet u detyruan dy herë të mbyllnin hapësirën ajrore mbi Moskë, transmeton albinfo.ch.
Agjencia Federale e Transportit Ajror e Rusisë devijoi rreth 134 aeroplanë në aeroporte alternative mes kaosit, duke thënë se ishte “e nevojshme të sigurohej siguria e fluturimeve të avionëve civilë”.
The post Kaos fluturimesh në katër aeroporte në Moskë, si pasojë e sulmeve ukrainase appeared first on Albinfo.