Kaos në linjat hekurudhore: Deutsche Bahn modernizon trenat, por pasagjerët paralajmërojnë për mbingarkesë
Deutsche Bahn ka nisur modernizimin e flotës së trenave për udhëtime në distanca të gjata, duke zëvendësuar gradualisht trenat e vjetër me modele të reja si ICE 4 dhe ICE 3 Neo. Qëllimi i projektit është rritja e besueshmërisë dhe përmirësimi i shërbimit, me një flotë më të re që deri në vitin 2030 pritet […] The post Kaos në linjat hekurudhore: Deutsche Bahn modernizon trenat, por pasagjerët paralajmërojnë për mbingarkesë appeared first on Albinfo.

Deutsche Bahn ka nisur modernizimin e flotës së trenave për udhëtime në distanca të gjata, duke zëvendësuar gradualisht trenat e vjetër me modele të reja si ICE 4 dhe ICE 3 Neo. Qëllimi i projektit është rritja e besueshmërisë dhe përmirësimi i shërbimit, me një flotë më të re që deri në vitin 2030 pritet të ketë një moshë mesatare prej 12 vitesh.
Megjithatë, shoqata e pasagjerëve Pro Bahn ka ngritur shqetësime për ngarkesa të mëdha në disa linja, pasi trenat e vjetër po tërhiqen nga qarkullimi më shpejt sesa po zëvendësohen. Linja të rëndësishme si Hamburg–Vjenë dhe Leipzig–Dresden mund të përballen me më pak trena dhe ulje të kapacitetit, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, dorëzimi i trenave të rinj ICE L nga prodhuesi spanjoll Talgo ka pësuar vonesa, duke ndikuar negativisht në planifikimin afatshkurtër të DB-së. Ndërkohë, më shumë se një e treta e trenave në distanca të gjata vijojnë të jenë me vonesa, pavarësisht trenave të rinj dhe mirëmbajtjes së përmirësuar.
Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e vendeve do të ndihet sidomos në oraret e pikut, duke e bërë udhëtimin më të vështirë për pasagjerët.
The post Kaos në linjat hekurudhore: Deutsche Bahn modernizon trenat, por pasagjerët paralajmërojnë për mbingarkesë appeared first on Albinfo.