Kapet me 113 km/h në zonë 60, mërgimtari nga Zvicra gjobitet, rasti i përcillet autoriteteve zvicerane

Një mërgimtar shqiptar me leje drejtimi të lëshuar nga autoritetet zvicerane është ndaluar nga Policia e Kosovës në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, pasi u kap duke vozitur me 113 km/h në një zonë ku kufizimi është vetëm 60 km/h. Bëhet e ditur se ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh për tejkalim të shpejtësisë […] The post Kapet me 113 km/h në zonë 60, mërgimtari nga Zvicra gjobitet, rasti i përcillet autoriteteve zvicerane appeared first on Albinfo.

Kapet me 113 km/h në zonë 60, mërgimtari nga Zvicra gjobitet, rasti i përcillet autoriteteve zvicerane

Një mërgimtar shqiptar me leje drejtimi të lëshuar nga autoritetet zvicerane është ndaluar nga Policia e Kosovës në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, pasi u kap duke vozitur me 113 km/h në një zonë ku kufizimi është vetëm 60 km/h.

Bëhet e ditur se ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh për tejkalim të shpejtësisë si dhe një ndalim tre mujor për drejtimin e automjeteve në territorin e Republikës së Kosovës.

Zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se, bazuar në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim ligjor në fushën e trafikut rrugor mes Kosovës dhe Zvicrës, rasti do t’i përcillet autoriteteve kompetente në Zvicër për veprime të mëtejshme administrative, transmeton albinfo.ch.

“Në pajtim me marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, gjoba dhe masa ndëshkuese do të raportohen te institucionet përgjegjëse në Zvicër”, thuhet në njoftim.

 

The post Kapet me 113 km/h në zonë 60, mërgimtari nga Zvicra gjobitet, rasti i përcillet autoriteteve zvicerane appeared first on Albinfo.