Kapiteni Rrahmani tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Kapiteni Rrahmani tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Amir Rrahmani  është tërhequr nga Përfaqësuesja kosovare e futbollit.

Sipas një postimi që ka bërë në instagram Rrahmani, i cili ishte kapiten i Kosovës, bën të ditur  se arsyeja e largimit të tij është udhëheqësia aktuale e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar mbrojtësi i Napolit në rrjetin e tij social “Instagram”.

Rrahmani ka shtatë gola në 66 paraqitje me “Dardanët”.

The post Kapiteni Rrahmani tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.