Katër të vdekur dhe 14 të plagosur nga një sulm me armë në Çikago

Katër persona kanë humbur jetën nga plagët e marra nga të shtënat me armë, ndërsa 14 të tjerë janë shtruar në spital, pas një sulmi me armë në Çikago. Autoritetet lokale njoftojnë se të paktën tre nga 14 të plagosurit janë në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 3 korrik, në lagjen [...]Read More...

Katër të vdekur dhe 14 të plagosur nga një sulm me armë në Çikago

Katër persona kanë humbur jetën nga plagët e marra nga të shtënat me armë, ndërsa 14 të tjerë janë shtruar në spital, pas një sulmi me armë në Çikago. Autoritetet lokale njoftojnë se të paktën tre nga 14 të plagosurit janë në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 3 korrik, në lagjen River North të Çikagos. Mediat e huaja raportuan se të shtënat ndodhën jashtë një restoranti dhe “lounge”, ku sapo kishte përfunduar festa e një reperi që prezantonte albumin e ri.

Policia tha se dikush hapi zjarr mbi një turmë njerëzish që qëndronin jashtë, ndërsa mjeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Deri tani, askush nuk është arrestuar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 13 gra dhe pesë burra, të moshës nga 21 deri në 32 vjeç, u plagosën. Mes viktimave janë dy burra dhe dy gra. Të plagosurit u transportuan në disa spitale të ndryshme.

Në Northwestern Hospital u dërguan nëntë persona, përfshirë dy gratë që humbën jetën, ndërsa në John H. Stroger Hospital u trajtuan pesë persona, përfshirë dy burrat e ndjerë./abcnews.al