Katie Price thyen rekordin, bën operacionin e 17-të të rritjes së gjoksit

Katie Price vazhdon të thyejë të gjitha rekordet me operacionet plastike të shumta që ka bërë në gjoks. Përmes Instagramit, 46-vjeçarja ka zbuluar të premten rezultatet e operacionit të saj të 17-të, duke postuar disa fotografi ku shihet duke pozuar me një fustan të zi të ngushtë. Edhe pse duket se është e kënaqur me […]

Katie Price thyen rekordin, bën operacionin e 17-të të rritjes së gjoksit

Katie Price vazhdon të thyejë të gjitha rekordet me operacionet plastike të shumta që ka bërë në gjoks.

Përmes Instagramit, 46-vjeçarja ka zbuluar të premten rezultatet e operacionit të saj të 17-të, duke postuar disa fotografi ku shihet duke pozuar me një fustan të zi të ngushtë.

Edhe pse duket se është e kënaqur me gjoksin e saj të ri, ndjekësit e saj nuk janë dakord me mënyrën se si ajo po i trajton trupin e saj.

Komentet në këto fotografi kanë qenë kryesisht negative. Shumica e fansave i shkruanin se ajo po shkatërron veten dhe shëndetin e saj me të gjitha këto operacione.

Disa nga komentet përfshinin: “Është qesharake ajo që po bën”, “Ti dukesh si gunga e Notre Dame me kokë poshtë” dhe “Duhet të fillosh të kujdesesh për shëndetin tënd fizik”.

Në deklaratat e saj pas operacionit të 16-të, Price kishte theksuar se nuk i interesonte nëse njerëzit e konsideronin atë “të varur” nga operacionet, duke theksuar: “Është zgjedhja ime dhe trupi im”.

Price ka marrë referime të shumta nga mjekë, të cilët kanë shprehur shqetësimin për shëndetin e saj.

Duke iu referuar rastit të saj, një kirurg plastik, Ameer Khan, ka thënë për “OK Magazine” në vitin 2022 se: “Ka rreziqe që lidhen me anestezinë e përgjithshme të përsëritur.

Sa më gjatë të ndodhë kjo, aq më shumë ka të ngjarë të ekspozohet trupi ndaj rreziqeve të rëndësishme që mund të përfshijnë edhe vdekjen. Rreziqet e tjera lidhen me vetë operacionin. Kirurgjia është një procedurë traumatike. Sa më shumë operacione të keni, aq më shumë plagë keni.

E gjithë kjo mund të çojë në një ndërprerje të shkallës së shërimit të lëkurës dhe pastaj gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq”.
Rreziqet e tjera lidhen me vetë operacionin. Kirurgjia është një procedurë traumatike. Sa më shumë operacione të keni, aq më shumë plagë keni. E gjithë kjo mund të çojë në një ndërprerje të shkallës së shërimit të lëkurës dhe më pas gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq. /Telegrafi/