Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen pas një dekade bashkë

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe aktori britanik Orlando Bloom i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare, duke konfirmuar zyrtarisht ndarjen pas afro një dekade bashkë. Çifti, që filloi romancën në vitin 2016, kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy Dove, për të cilën kanë theksuar se mbetet prioriteti i tyre i përbashkët. Në një…

Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen pas një dekade bashkë
Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe aktori britanik Orlando Bloom i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare, duke konfirmuar zyrtarisht ndarjen pas afro një dekade bashkë. Çifti, që filloi romancën në vitin 2016, kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy Dove, për të cilën kanë theksuar se mbetet prioriteti i tyre i përbashkët.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat amerikane, përfaqësuesit e tyre thanë se marrëdhënia ka ndryshuar ndjeshëm së fundmi. “Ata do të mbeten të bashkuar si familje, meqë prioriteti i tyre kryesor është dhe do të mbetet gjithmonë mirëqenia e vajzës së tyre, duke e rritur atë me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë,” thuhet në deklaratë, transmeton

Perry (40 vjeç) dhe Bloom (48) kanë kaluar edhe më parë një periudhë ndarjeje, në vitin 2017, por u ribashkuan disa muaj më pas. Ata u fejuan në Ditën e Shën Valentinit më 2019 dhe lajmin për shtatzëninë, Perry e ndau me publikun në mënyrë kreative përmes videoklipit të këngës “Never Worn White”. Vajza e tyre, Daisy, lindi më vonë po atë vit.

Lajmi për ndarjen vjen në një moment sfidues për këngëtaren, e cila po përballet me reagime të përziera ndaj albumit të saj më të fundit “143” dhe këngës promovuese “Woman’s World”. Pavarësisht se aktualisht ndodhet në turne, burime të afërta me industrinë muzikore raportojnë për një interes më të ulët të publikut në krahasim me sukseset e mëparshme të karrierës së saj.

Katy Perry u bë e famshme në vitin 2008 me hitin “I Kissed a Girl” dhe që atëherë ka qenë një nga figurat më të spikatura në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. Ajo ka qenë më parë e martuar me komedianin britanik Russell Brand.

Nga ana tjetër, Orlando Bloom është i njohur për rolet e tij në sagat e famshme filmike “Pirates of the Caribbean”, “The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”. Ai ka qenë më parë i martuar me modelen australiane Miranda Kerr, me të cilën ka një djalë 14-vjeçar, Flynn./