‘Kërcënimet’ e Trump/ Kanadaja organizon samitin me fokus rritjen e ekonomisë pas diskutimeve për ndryshim të tarifave

Këtë të premte, qeveria kanadeze do të mbajë një samit në Toronto për të diskutuar mbi diversifikimin e tregtisë dhe përforcimin e ekonomisë. Kryeministri Treadeau përmendi se ky hap vjen si pasojë ë këcënimeve për vendosjen e tarifave të reja nga administrata Trump. Trudeau tha se takimi njëditor do të mblidhte liderë në fushat e [...]Read More...

‘Kërcënimet’ e Trump/ Kanadaja organizon samitin me fokus rritjen e ekonomisë pas diskutimeve për ndryshim të tarifave

Këtë të premte, qeveria kanadeze do të mbajë një samit në Toronto për të diskutuar mbi diversifikimin e tregtisë dhe përforcimin e ekonomisë.

Kryeministri Treadeau përmendi se ky hap vjen si pasojë ë këcënimeve për vendosjen e tarifave të reja nga administrata Trump. Trudeau tha se takimi njëditor do të mblidhte liderë në fushat e tregtisë, biznesit, politikës publike dhe punës së organizuar për të ndërtuar atë që ai e quajti një axhendë afatgjatë për prosperitetin.

“Do të shqyrtojmë mënyra për të rritur ekonominë e Kanadasë, për të lehtësuar ndërtimin dhe tregtinë brenda vendit, për të diversifikuar tregjet e eksporteve dhe për të rinovuar produktivitetin,” tha ai në një deklaratë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të hënën tha se do të shtynte vendosjen e tarifave për eksportet kanadeze për 30 ditë në këmbim të koncesioneve për forcimin e kufirit dhe luftimin e krimit.

Ky hap theksoi thirrjet e gjatë për masa që të reduktojnë varësinë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat marrin 75% të gjithë eksporteve të mallrave dhe shërbimeve të Kanadasë.

/ abcnews.al