Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj, profili rus paralajmëron sulm ndaj familjes së tij

Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj, profili rus paralajmëron sulm ndaj familjes së tij

Një llogari në rrjetet sociale ka publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt.

Profili, i cili përdor emrin “Goran Gogo Frkz” dhe është i shkruar në gjuhën cirilike, ka publikuar një mesazh fyes dhe kërcënues në hapësirën e komenteve.

Në koment shkruhet: “Në këtë reagim shkruhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (Përkthimi: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”).

Ky incident vjen në një moment mjaft delikat të aktualitetit politik në vend. Përgjatë zhvillimeve të fundit lidhur me proceset në Gjykatën e Hagës, në Kosovë janë shtuar ndjeshëm edhe diskutimet që propozojnë Ramush Haradinajn për President të Republikës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.