Kërkesat për protesta te PDK pas rikthimit të ligjit të Speciales në Kuvend, Haziri: Nuk do ta politizojmë kauzën tonë për UÇK

Kërkesat për protesta te PDK pas rikthimit të ligjit të Speciales në Kuvend, Haziri: Nuk do ta politizojmë kauzën tonë për UÇK

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka reaguar në lidhje me plotësim-ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, të votuar mbrëmjen e 6 tetorit në Kuvend, të cilin PDK ka kërkuar nga Presidentja ta rikthej për shqyrtim në Kuvend.

Pas rikthimit në Kuvend, PDK është kritikuar e shpesh është kërkuar nga Çlirim Haziri që të organizoj protesta para selisë së PDK-së.

Ai ka thënë se ligji nuk ka vdekur dhe se janë katër javë kohë ndërsa po presin që zotimi për përmirësimin e tij të përmbushet, shkruan lajmi.

“Nëse ligji rrezikon të deshtojë, nuk kemi me nejt duarkryq, pavarësisht kush e mban përgjegjësinë. Ne nuk kemi protestu para zyrave te partive qe nuk e votuan ligjin dhe nuk besoj se duhet me protestu as para PDK-se, perderisa eshte e angazhuar ne kete proces. Kerkesat tona i kemi drejtu ne Kuvend, te secili deputet, aty ku merren vendimet”, ka shkruar Haziri.

Ai ka thënë se për 21 ditë e netë, nuk ka protestuar për asnjë parti por për UÇK-në e gjithë Kosovës.

“Nuk kemi pranu me e politizu kete kauze dhe nuk kemi me pranu as ne te ardhmen”, ka shkruar Haziri në një koment tek postimi i gazetarit Ermal Panduri i cili ka thënë se po kërkojnë qytetarët të protestojnë para PDK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.