Këshilli Federal do të lejojë pulën “e kloruar” amerikane, në këmbim të tarifave më të ulëta
E ashtuquajtura pulë e trajtuar me klor nuk lejohet për shitje në Zvicër, konfirmohet nga Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë The post Këshilli Federal do të lejojë pulën “e kloruar” amerikane, në këmbim të tarifave më të ulëta appeared first on Albinfo.

Këshilli Federal i ka bërë një ofertë delikate SHBA-së në mosmarrëveshjen për tarifat. Sipas burimeve të informuara mirë, draft-marrëveshja e negociuar prej kohësh me SHBA-në përfshin një kapitull mbi “Barrierat jo-tarifore në tregti”, transmeton albinfo.ch. Në këtë kapitull, thuhet se Këshilli Federal ka premtuar tashmë masa në verë për të lejuar shitjen e pulës amerikane në Zvicër.
Sipas një hulumtimi nga “NZZ am Sonntag”, dokumenti përmban fjalinë e mëposhtme: “Zvicra synon të punojë me Shtetet e Bashkuara për të adresuar masa specifike që kufizojnë aksesin në treg për mishin dhe produktet e shpendëve amerikanë”. Sot, pulat amerikane janë tabu në Zvicër për faktin se ato zhyten në dezinfektues pas therjes.
E ashtuquajtura pulë e trajtuar me klor nuk lejohet për shitje në Zvicër, siç konfirmohet nga Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (FSVO).
Pula e trajtuar me klor është një çështje shumë e diskutueshme që ka qenë burim polemikash midis SHBA-së dhe Evropës për vite me radhë.
“Bëhet fjalë për gjënë më idiote që mund të importojmë”, thotë Këshilltari Kombëtar i Partisë së Gjelbër, Kilian Baumann.
BE-ja ka negociuar më mirë dhe ka mbetur e vendosur për standardet ushqimore, sipas presidentit të Shoqatës së Fermerëve të Vegjël, përcjell albinfo.ch. Por, kryetari i Shoqatës së Fermerëve Markus Ritter reagon më qetësisht: “Në fund të fundit, pyetja është nëse një produkt i tillë do të kishte sukses në tregun zviceran”, thotë ai.
The post Këshilli Federal do të lejojë pulën “e kloruar” amerikane, në këmbim të tarifave më të ulëta appeared first on Albinfo.