Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit

Këshilli Federal zviceran ka refuzuar iniciativën “Jo Zvicër me 10 milionë” të propozuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), duke argumentuar se ajo rrezikon prosperitetin dhe sigurinë e vendit. Ministri i Drejtësisë, Beat Jans, deklaroi se kjo nismë mund të izolojë Zvicrën ndërkombëtarisht dhe të ndërpresë marrëveshjet dypalëshe me BE-në, të cilat sigurojnë akses në tregun […] The post Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit appeared first on Albinfo.

Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit

Këshilli Federal zviceran ka refuzuar iniciativën “Jo Zvicër me 10 milionë” të propozuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), duke argumentuar se ajo rrezikon prosperitetin dhe sigurinë e vendit. Ministri i Drejtësisë, Beat Jans, deklaroi se kjo nismë mund të izolojë Zvicrën ndërkombëtarisht dhe të ndërpresë marrëveshjet dypalëshe me BE-në, të cilat sigurojnë akses në tregun evropian, shkruan RTS.

Qeveria theksoi se emigracioni është i domosdoshëm për ekonominë, veçanërisht në sektorë si shëndetësia, bujqësia dhe turizmi. Gjithashtu, paralajmëroi se ndalimi i tij mund të shkaktojë mungesë të fuqisë punëtore dhe të dëmtojë sistemin shëndetësor.

Këshilli Federal ka planifikuar masa për të menaxhuar më mirë imigracionin, për të përshpejtuar procedurat e azilit dhe për të kontrolluar statusin e pranimeve të përkohshme, duke ruajtur një balancë mes nevojave ekonomike dhe angazhimeve ndërkombëtare të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

The post Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit appeared first on Albinfo.