Këshilli Federal nuk dëshiron të ndëshkojë shoferët që lëvizin ngadalë nëse nuk shpejtojnë
Në qershor, deputeti Walter Gartmann paraqiti një mocion në parlament duke kërkuar të penalizojë shoferët me shpejtësi të ulët: policia do t’u dërgonte sinjale ndërsa ata janë pas timonit duke i nxitur të ngasin më shpejt. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të gjobiteshin, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch. Kjo masë do të përmirësonte sigurinë […] The post Këshilli Federal nuk dëshiron të ndëshkojë shoferët që lëvizin ngadalë nëse nuk shpejtojnë appeared first on Albinfo.

Në qershor, deputeti Walter Gartmann paraqiti një mocion në parlament duke kërkuar të penalizojë shoferët me shpejtësi të ulët: policia do t’u dërgonte sinjale ndërsa ata janë pas timonit duke i nxitur të ngasin më shpejt.
Nëse nuk e bëjnë këtë, do të gjobiteshin, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë do të përmirësonte sigurinë rrugore, do të ndalonte përpjekjet e shoferëve të tjerë për tejkalim dhe do të krijonte më pak bllokime trafiku, argumentoi Gartmann.
Megjithatë, qeveria e hodhi poshtë idenë e penalizimit të atyre që lëvizin ngadalë, duke thënë se “nuk është e detyrueshme të ngasin me një shpejtësi maksimale të shpallur”.
Për më tepër, “do të ishte e vështirë, nga pikëpamja teknike dhe ligjore, të zbatohej një masë e tillë”, tha Këshilli Federal.
The post Këshilli Federal nuk dëshiron të ndëshkojë shoferët që lëvizin ngadalë nëse nuk shpejtojnë appeared first on Albinfo.