Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes që morën më së shumti vota
Pas partive të tjera, është publikuar edhe një listë me emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend. Albin Kurti është më i votuari me 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh. Pas Pecit

Pas partive të tjera, është publikuar edhe një listë me emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Albin Kurti është më i votuari me 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.
Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.
Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota.
Befasi në këtë listë është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila sipas kësaj liste ka siguruar 26 mijë e 765 vota.
Express ju sjellë listën e të gjithë kandidatëve të VV-së: