KFOR-i dënon sulmin ndaj gazetarëve, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e rendit dhe ligjit

KFOR: Dënojmë sulmin ndaj gazetarëve, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e rendit dhe ligjit. KFOR-i ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës. Me anë një komunikate të lëshuar ka thënë se liria e shtypit dhe lira e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga […]

KFOR-i dënon sulmin ndaj gazetarëve, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e rendit dhe ligjit

KFOR: Dënojmë sulmin ndaj gazetarëve, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e rendit dhe ligjit.

KFOR-i ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës.

Me anë një komunikate të lëshuar ka thënë se liria e shtypit dhe lira e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.

Ata u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna, transmeton Klankosova.tv.

“KFOR-i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë.

“Pas incidenteve të 29 majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë vendosur rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.

“KFOR-i vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, dhe mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë përpara”.