Kica-Xhelili: Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike dhe tani mundohet të fshehë izolimin e tij
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përçarjen politike ndër-shqiptare gjatë katër viteve të mandatit të tij. Në një postim në facebook, Kica Xhelili ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është një rast tipik i një partie që ngrihet vetëm mbi
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përçarjen politike ndër-shqiptare gjatë katër viteve të mandatit të tij.
Në një postim në facebook, Kica Xhelili ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është një rast tipik i një partie që ngrihet vetëm mbi ndasi dhe për pasojë nuk mund të mbijetojë pa gjetur fajtorë të jashtëm.
“VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm.
Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues.
Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh”, ka shkruar Kica Xhelili.
Deputetja e LDK-së theksoi se Kosova, pas luftës, nuk ka njohur një diskurs të tillë përçarës dhe shtoi se kush ka synim politik të përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë ata as në kohë paqeje, as në kohë krize.