Kica-Xhelili numëron manipulimet e VV-së me vota: Duan betejë, betejë do të kenë

Doarsa Kica -Xhelili nga LDK ka reaguar pasi Vetëvendosje dorëzoi ankesa në PZAP duke kërkuar përsëritje të votimit me postë dhe siç thonë manipulimit me vota nga LDK. Kica përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se VV po dëshiron t’i marr 51 mandate me manipulime. “80% e votave të konsulatave ku

Kica-Xhelili numëron manipulimet e VV-së me vota: Duan betejë, betejë do të kenë

Doarsa Kica -Xhelili nga LDK ka reaguar pasi Vetëvendosje dorëzoi ankesa në PZAP duke kërkuar përsëritje të votimit me postë dhe siç thonë manipulimit me vota nga LDK.

Kica përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se VV po dëshiron t’i marr 51 mandate me manipulime.

“80% e votave të konsulatave ku ASKUSH nuk e di kush e si i ka ruajtur ato vota, i mori LVV. Disproporcion TOTAL me votat në Kosovë.

Dhjetëra raste me dyshime për trenin bullgar, ASNJË fjalë nga VV”, shkroi mes tjerash Kica-Xhelili.

 

 

Postimi i plotë:

Gati 2000 fletëvotime u gjetën PA një parti të listuar, me defekt, kushedi ku të printuara. TË GJITHA me votë për VV!!!

80% e votave të konsulatave ku ASKUSH nuk e di kush e si i ka ruajtur ato vota, i mori LVV. Disproporcion TOTAL me votat në Kosovë.

Dhjetëra raste me dyshime për trenin bullgar, ASNJË fjalë nga VV.

Por ama qe 5 ditë zhurmojnë për LDK-në. Bëjnë analiza se kush sa vota mori BRENDA LDK-së; thuajse u shqetësokan SHUMË këta për ne.

Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.

Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE!

Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!

Doarsa