Kina inauguron urën më të lartë në botë, dy herë më e lartë se Kulla Eiffel
Me një spektakël të jashtëzakonshëm dritash, Kina ka përuruar sot urën më të lartë në botë, e ndërtuar mbi Kanionin e Madh Huijiang në provincën Guizhou, raportoi agjencia Xinhua. Kjo strukturë mbresëlënëse ngrihet 625 metra mbi lumin, ka një gjatësi totale prej 2,890 metrash, dhe hapësira kryesore midis shtyllave arrin 1,420 metra. Ura nuk është […] The post Kina inauguron urën më të lartë në botë, dy herë më e lartë se Kulla Eiffel appeared first on Albinfo.

Me një spektakël të jashtëzakonshëm dritash, Kina ka përuruar sot urën më të lartë në botë, e ndërtuar mbi Kanionin e Madh Huijiang në provincën Guizhou, raportoi agjencia Xinhua.
Kjo strukturë mbresëlënëse ngrihet 625 metra mbi lumin, ka një gjatësi totale prej 2,890 metrash, dhe hapësira kryesore midis shtyllave arrin 1,420 metra.
Ura nuk është vetëm më e larta në botë, por vendos edhe një rekord të ri inxhinierik për urat që kalojnë mbi terrene malore. Ndërtimi i saj zgjati tre vjet dhe përurimi u shënua me një ceremoni ku morën pjesë inxhinierë, zyrtarë dhe vizitorë të shumtë.
Me një lartësi dy herë më të madhe se Kulla Eiffel, ura tejkaloi edhe rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një tjetër urë në të njëjtën provincë.
The post Kina inauguron urën më të lartë në botë, dy herë më e lartë se Kulla Eiffel appeared first on Albinfo.