Kishte urdhërarrest, kapet 29-vjeçari në Han të Elezit

Një person është arrestuar sot në Han të Elezit, gjatë një kontrolli policor. Rreth orës 12:00, patrulla policore ka ndaluar S. R., 29 vjeç, dhe gjatë verifikimit të të dhënave është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit për

Kishte urdhërarrest, kapet 29-vjeçari në Han të Elezit

Një person është arrestuar sot në Han të Elezit, gjatë një kontrolli policor.

Rreth orës 12:00, patrulla policore ka ndaluar S. R., 29 vjeç, dhe gjatë verifikimit të të dhënave është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët, të cilët kanë urdhëresa të gjykatës, që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbushin obligimet ligjore që kanë ndaj gjykatave, për të shmangur pasoja më të rënda siç janë dënimet me burgim”.