Kjo video sqaron se Gjesti në fakt nuk deshi kthimin e Jozit- shikoni se si e largoi mbrëmë kur ai tentoi t’i afrohet
Një situatë tejet e vështirë u krijua së fundi në shtëpinë e BBVA. Valixhja që iu soll Gjestit duke u arsyetuar nga produksioni se do të ketë përfitime, doli të jetë e kundërta. Në fakt Gjestit iu kërkua që t’u jap mundësinë që t’i kthejë në shtëpi 7 ish-banorë. Në zgjedhjen e tij Gjesti përfshiu…

Valixhja që iu soll Gjestit duke u arsyetuar nga produksioni se do të ketë përfitime, doli të jetë e kundërta.
Në fakt Gjestit iu kërkua që t’u jap mundësinë që t’i kthejë në shtëpi 7 ish-banorë.
Në zgjedhjen e tij Gjesti përfshiu edhe G-Banin, Jozin dhe Amber- me të cilët kishte edhe përplasje fizike e fyerje të vazhdueshme nga ta.
E me të kthyer ata në shtëpi Gjesti është vërejtur se pati një ndryshim emocional gjë të cilën e ka potencuar edhe vetë.
Situata shkoi edhe më larg ku Gjesti dje kaloi murin e shtëpisë, gjë e cila bëri që aty të vie një zarf i zi.
Pas zarfit të zi Gjesti ndër të tjerash deklaroi se kishte një moment të vështirë dhe i kërkoi falje “Vëllait të madh”.
Përpos kësaj, ai hapur deklaroi se janë dy persona nga të cilat ka presion dhe s’po arrin ta kalojë këtë situatë (duke aluduar kështu në Jozin dhe G-banin).
E në një video të shfaqur së fundi shihet qartë se në momentin kur Jozi tentoi t’i afrohet Gjestit, ky i fundit e shtye me dorë- që të mos “Shtiret” sikur janë pajtuar.
Mbetet të shihet të shtunën se çfarë do të jetë “dënimi” i Big Brother për Gjestin./
View this post on Instagram
A post shared by BbAlbaniavip4 (@bbalbaniavip4_24)