Klinaku: Dimal Basha mund të jetë ushtrues detyre i Presidentit në një të ardhme

Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës. Për përzgjedhjen e Kryeparlamentarit, në diskutim e sipër Klianku tha se Basha ka qenë propozim i LVV-së, por për fat të keq ndoshta reflekton

Klinaku: Dimal Basha mund të jetë ushtrues detyre i Presidentit në një të ardhme

Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës.

Për përzgjedhjen e Kryeparlamentarit, në diskutim e sipër Klianku tha se Basha ka qenë propozim i LVV-së, por për fat të keq ndoshta reflekton mendësinë politike të kësaj partie.

Ai tha se kjo ka një kosto shumë të theksuar për institucionet e vendit dhe se ai në një të ardhme mundet me qenë edhe ushtrues detyre i Presidentit. Këtu ndërhyri Nrecaj i cili tha se “ajo çfarë mbillet edhe korret më vonë”.

Nrecaj tha se më mirë diçka e keqe sesa asgjë, e sipas tij më mirë kjo zgjedhje e kryeparlamentarit sesa shteti të vazhdonte të rrënohej edhe më tepër.

“Po të mos kishim Kryetarin e Kuvendit, vërtetë ne do të vazhdonim edhe me tutje, thjesht do të vazhdonim së ekzistuari edhe si shtet”, shtoi tutje Nrecaj./Gazeta10