Koci e vazhdon protestën: Nga e hëna në të premten do të qëndroj para Kuvendit edhe natën

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se do ta vazhdojë protestën lidhur me mosfunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se do të qëndrojë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, nga e hëna deri të premten, përfshirë edhe natën. Postimi i plotë: ???? Protesta vazhdon Të hënën, më 9 qershor

Koci e vazhdon protestën: Nga e hëna në të premten do të qëndroj para Kuvendit edhe natën

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se do ta vazhdojë protestën lidhur me mosfunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se do të qëndrojë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, nga e hëna deri të premten, përfshirë edhe natën.

Postimi i plotë:

Protesta vazhdon
Të hënën, më 9 qershor 2025, në ora 10:45, vazhdoj me protestë para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës.
Do të largohem vetëm për gjykime apo angazhime profesionale të pashmangshme, që lidhen me mbrojtjen ligjore të klientëve.
Ky përjashtim nuk e zbeh protestën – përkundrazi, e bën më të qartë dallimin midis përmbushjes së përgjegjësive dhe mosveprimit institucional.

Kërkesa është e vetme dhe e qartë:
Funksionalizimi i Kuvendit.
Zvarritja nuk është më çështje politike.
Është një formë e paralizës institucionale që po dëmton besimin qytetar, ekonominë dhe funksionimin e shtetit.
Shteti po shkatërrohet!

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë protestë publike – që nuk përfaqëson interes personal apo partiak, por është thirrje për përgjegjësi dhe veprim institucional.
P.S.
Këtë javë është një prej gjykimeve më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës: gjykimi i personave të akuzuar për sulmin terrorist në Banjska, ku u vra në detyrë, duke e mbrojtur integritetin territorial të Kosovës – heroi polici Afrim Bunjaku.
Une jam përfaqësues i familjes së rreshterit të ndjerë Bunjaku!
Bëjeni share (shpërndajeni) ju lutem!