Koci: Referimi i ‘’Kosova dhe Metohi’’ nga Specialja, fyerje e rëndë dhe goditje e sovranitetit të vendit
Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë për sovranitetin e Republikës së Kosovës. ‘Përdorimi i termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale apo Prokuroria është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës’’ tha
Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë për sovranitetin e Republikës së Kosovës.
‘Përdorimi i termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale apo Prokuroria është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës’’ tha ai.
Koci ka potencuar se përdorimi i gjuhës dhe terminologjisë së Serbisë nga një gjykatë që funksionon sipas ligjeve të Kosovës është i papranueshëm.
“Një gjykatë që funksionon me ligjet tona nuk ka të drejtë të përdorë gjuhën e Serbisë. Nuk është çështje teknike, është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës,” ka theksuar avokati për FrontOnline.
Sipas tij, përdorimi i këtij termi mund të hapë dyshime serioze në lidhje me neutralitetin e kësaj gjykate dhe mund të vë në pikëpyetje kredibilitetin e saj.
“Nuk është çështje teknike. Është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit tonë. Me këtë veprim, hapet edhe një dilemë serioze: a është kjo gjykatë vërtet e paanshme, apo vepron sipas logjikës politike?“, ka pyetur Koci, duke ngritur pikëpyetje për ndikimet politike që mund të jenë të pranishme në vendimet e kësaj gjykate.