Komisioni antikorrupsion do të kontrollojë se si janë dhënë lejet për hidrocentralin e Drin Ahmetit, paralajmëroi Ivanovska

Komisioni antikorrupsion do të bëjë kontrollë nëse ekziston përplasje të interesave gjatë veprimit të institucioneve në rastin me dhënien e koncesionit për ndërtimin i hidrocentralit të Drin Ahmetit, nipi i Ali Ahmetit, paralajmëroi kryetarja e Komisionit shtetëror për pengimin e korruposionit, Biljana Ivanovska, raportoi MIA. Në ditarin në Sitel, e pyetur për ngjarjet aktuale lidhur […]

Komisioni antikorrupsion do të kontrollojë se si janë dhënë lejet për hidrocentralin e Drin Ahmetit, paralajmëroi Ivanovska

Komisioni antikorrupsion do të bëjë kontrollë nëse ekziston përplasje të interesave gjatë veprimit të institucioneve në rastin me dhënien e koncesionit për ndërtimin i hidrocentralit të Drin Ahmetit, nipi i Ali Ahmetit, paralajmëroi kryetarja e Komisionit shtetëror për pengimin e korruposionit, Biljana Ivanovska, raportoi MIA.

Në ditarin në Sitel, e pyetur për ngjarjet aktuale lidhur me familjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, respektivisht me nipat dhe djalin e Ali Ahmetit, dhe kërkesës konkrete të opozitës që ta kontrollojë gjendjen pronësore të nipit Drin Ahmeti, i cili, siç thuhet, “ka përfituar 39 për qind nga aksionet e QT “Soravia”, Ivanovska sqaroi se ai nuk është funksionar dhe nuk kanë kompetenca ta hetojnë gjendjen e tij pronësore.

“Që ta hetojmë ne gjendjen pronësore të Drin Ahmetit, nuk kemi kompetenca, pasi ai nuk është funksionar. Megjithatë, ne mundemi të veprojmë në aspekt të asaj se si kanë vepruar institucionet – kur ia kanë dhënë lejet për punë? Do të thotë, në këtë aspekt – po, mund të veprojë KSHPK”, tha Ivanovska.

Ajo me këtë rast u përgjigj pozitivisht se kontrollet do të bëhen nga Komisioni antikorrupsion për atë si janë dhënë lejet. Njëheri, sqaroi se që të hapet lënda sipas iniciativës personale, vendimi duhet të merret në kolegium me anëtarët e komisionit.

“Që ne të hapim lëndë, duhet të gjitha rrethanat t’i vendosim në një vend dhe në kolegium të marrim vendim sipas iniciativës personale të hapim lëndë. Megjithatë, një kolege e jona është në skrining. Momentalisht në punë jemi dy kolege. Javën e ardhshme mendoj se do të kemi kuatrum që të kemi kolegium. Ndërkohë i bëjmë hulumtimet cilat institucione janë përfshirë në rastin e tij, ashtu që kur të kemi kolegium, të jemi të gatshëm dhe të themi se këto dhe ato situata janë para nesh”, tha kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska.