Komisioni i OKB: Veprimet izraelite në Gaza përbëjnë gjenocid

“Izraeli po kryen gjenocid në Gaza”, ka deklaruar OKB. Nëpërmjet një raporti të publikuar pohon se është i qartë qëllimi për të shkatërruar palestinezët në Gaza. Më pas nënvizohet se veprimet e Izraelit përmbushin kriteret e përcaktuara të një gjenocidi. Është hera e parë që një akuzë kaq ashpër është bërë publikisht nga një organ [...]Read More...

Komisioni i OKB: Veprimet izraelite në Gaza përbëjnë gjenocid

“Izraeli po kryen gjenocid në Gaza”, ka deklaruar OKB.

Nëpërmjet një raporti të publikuar pohon se është i qartë qëllimi për të shkatërruar palestinezët në Gaza. Më pas nënvizohet se veprimet e Izraelit përmbushin kriteret e përcaktuara të një gjenocidi.

Është hera e parë që një akuzë kaq ashpër është bërë publikisht nga një organ i OKB-së dhe ka të ngjarë të pritet me kritika nga qeveria izraelite.

Izraeli nuk bashkëpunoi me hetimin dhe prej kohësh kishte pretenduar se komisioni është i anshëm dhe nuk është i përshtatshëm për qëllimin e tij.

Komisioni, i cili ka studiuar sjelljen e Izraelit që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023, ka arritur në përfundimin se Izraeli ka kryer katër nga pesë aktet e përcaktuara në Konventën e Gjenocidit.

/abcnews.al/