Kompania zvicerane e teknologjisë ndalon investimet në Zvicër
Proton, kompania zvicerane e njohur për mesazhet e enkriptuara dhe mbrojtjen e privatësisë me 70 milionë përdorues në mbarë botën, ka vendosur të ndalojë investimet në Zvicër. Arsyeja është një ligj i ri që kërkon nga platformat si Proton dhe WhatsApp të identifikojnë dhe ruajnë të dhënat e përdoruesve për t’ia dhënë autoriteteve kur kërkohet. […] The post Kompania zvicerane e teknologjisë ndalon investimet në Zvicër appeared first on Albinfo.

Proton, kompania zvicerane e njohur për mesazhet e enkriptuara dhe mbrojtjen e privatësisë me 70 milionë përdorues në mbarë botën, ka vendosur të ndalojë investimet në Zvicër.
Arsyeja është një ligj i ri që kërkon nga platformat si Proton dhe WhatsApp të identifikojnë dhe ruajnë të dhënat e përdoruesve për t’ia dhënë autoriteteve kur kërkohet. CEO i Proton tha se kjo e cenon rëndë privatësinë dhe se kompania do të zhvendosë qendrat e saj të të dhënave dhe projektet e inteligjencës artificiale në vende si Gjermania dhe Norvegjia.
Vetëm investimi i tyre në AI kap vlerën e 100 milionë frangave, ndërsa deri në fund të dekadës planifikojnë mbi 1 miliard franga investime. Nga ana tjetër, politikanët thonë se ky ligj rrit sigurinë, por kritikët paralajmërojnë se po cenohet liria dhe privatësia e qytetarëve.
The post Kompania zvicerane e teknologjisë ndalon investimet në Zvicër appeared first on Albinfo.