Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois
Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois përballen sonte në një nga duelet më të mëdha të peshave të rënda, që do të zhvillohet në stadiumin e mbushur plot Wembley në Londër. Në përballjen e parë, zhvilluar në gusht të vitit 2023 në Poloni, Usyk arriti ta mposhtë Dubois me nokaut teknik në raundin e nëntë. A […]

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois përballen sonte në një nga duelet më të mëdha të peshave të rënda, që do të zhvillohet në stadiumin e mbushur plot Wembley në Londër.
Në përballjen e parë, zhvilluar në gusht të vitit 2023 në Poloni, Usyk arriti ta mposhtë Dubois me nokaut teknik në raundin e nëntë.
A look back at the first fight. Will it be repeat or revenge this weekend?
Megjithatë, ajo ndeshje nuk kaloi pa polemika, pasi një goditje e diskutueshme e Dubois – që Usyk e cilësoi si të ulët – ndezi debatet.
Në konferencën për shtyp të prillit, Usyk madje solli edhe një diagram për të shpjeguar zonat e lejuara të goditjes.
Rekordi i Usyk mbetet i paprekur me 23 fitore (14 me nokaut), ndërsa Dubois, pas asaj disfate, ka përmirësuar performancën duke arritur tri fitore të rëndësishme me nokaut ndaj Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua.
Britaniku aktualisht ka bilancin 22 fitore (21 me nokaut) dhe 2 humbje.
Sfida e sotme është për titullin e padiskutueshëm të botës në peshat e rënda.
Në lojë janë rripat prestigjiozë IBF, WBA, WBO, WBC dhe The Ring Magazine, duke e bërë këtë duel një nga më të rëndësishmit e dekadës.
Oleksandr Usyk and Daniel Dubois go head-to-head in the Uncensored studio
Kur fillon ndeshja Usyk vs Dubois 2?
Transmetimi fillon (për duelet e para) në orën 18:30 sipas orës tonë lokale, raporton SunSport.
Lufta kryesore është planifikuar të fillojë me ecjet drejt ringut rreth orës 22:45 (ora e Kosovës).
Ndërkohë, duelet paraprake fillojnë nga ora 18:40. /Telegrafi