Konflikti me Kamboxhian, Tajlanda paralajmëron se përplasjet rrezikojnë të shkojnë drejt luftës
Përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias që shkaktuan edhe viktima rrezikojnë të përshkallëzohen. Mosmarrëveshjet mes dy vendeve datojnë thuajse një shekull më parë. Të dy vendet ndajnë një kufi të gjatë dhe të pyllëzuar me zona që të dyja palët i pretendojnë. Ka pasur edhe shkëmbime zjarri në të kaluarën, por që u qetësuan me kalimin [...]Read More...

Përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias që shkaktuan edhe viktima rrezikojnë të përshkallëzohen.
Mosmarrëveshjet mes dy vendeve datojnë thuajse një shekull më parë. Të dy vendet ndajnë një kufi të gjatë dhe të pyllëzuar me zona që të dyja palët i pretendojnë. Ka pasur edhe shkëmbime zjarri në të kaluarën, por që u qetësuan me kalimin e kohës.
Ndërkohë situata aktuale vijon të mbetet shqetësuese, dhe kryeministri në detyrë Phumatham Wechayachai ka deklaruar se konflikti rrezikon të shkojë drejt luftës.
Ndërkohë më shumë se 100,000 civilë janë zhvendosur në Tajlandë nëpër disa provinca kufitare, ndërsa 1,500 familje në provincën Oddar Meanchey të Kamboxhias janë evakuuar.
/abcnews.al/