Konkurenti i BBV zbulon se është homoseksual: Jam krenar!

Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” ka bërë një deklaratë të fortë gjatë transmetimit ‘live.’ Teksa po fliste për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme ka rrëfyer publikisht se është homoseksual. “Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë […]

Konkurenti i BBV zbulon se është homoseksual: Jam krenar!

Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” ka bërë një deklaratë të fortë gjatë transmetimit ‘live.’

Teksa po fliste për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme ka rrëfyer publikisht se është homoseksual.

“Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai.

Ai gjithashtu ndau me publikun se ishte një baba dhe gjysh shumë krenar.

Bernard Hulme është banori i dytë në BBV që zbulon se i përket komunitetit LGBT, pas transgjinores Amber Candy, shkruan TPZ.al