Kërcënimi në avion, i rremë/ Kontrolli në Fiumicino, nuk ka bombë në “American Airlines”

Alarmi për bombë në një avion të American Airlines që po udhëtonte nga Neë York për në Nju Dehli ka rezultuar i rremë. Avioni u desh të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Romës. Linja ajrore njoftoi se avioni do të niset për në Delhi të hënën. “Forcat e rendit në Romë inspektuan dhe [...]Read More...

Kërcënimi në avion, i rremë/ Kontrolli në Fiumicino, nuk ka bombë në “American Airlines”

Alarmi për bombë në një avion të American Airlines që po udhëtonte nga Neë York për në Nju Dehli ka rezultuar i rremë. Avioni u desh të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Romës.

Linja ajrore njoftoi se avioni do të niset për në Delhi të hënën.

“Forcat e rendit në Romë inspektuan dhe liruan avionin. Fluturimi do të qëndrojë gjatë natës në Romë për të lejuar pushimin e kërkuar të ekuipazhit përpara se të vazhdojë për në Delhi të hënën”, tha kompania.

Fluturimi Boeing 787-9 Dreamliner me rreth 200 persona në bord u ul në aeroportin Leonardo da Vinci të Romës pasditen e së dielës. Avioni ishte mbi Detin Kaspik kur linja ajrore paralajmëroi ekuipazhin për një kërcënim me bombë./abcnews.al