Koordinatori qeveritar për media i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Të dhënat e publikuara mbi shpenzimet për reklamim politik gjatë zgjedhjeve lokale 2025 kanë hapur debat në opinion, pasi në listën e mediave përfituese figuron edhe portali Fol.mk, i cili rezulton si mediumi i dytë më i paguar nga subjekti politik VLEN. Sipas grafikës së publikuar, Fol.mk ka përfituar rreth 10,976 euro nga reklamat politike. […] The post Koordinatori qeveritar për media i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore appeared first on InfoShqip.com.

Koordinatori qeveritar për media i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Të dhënat e publikuara mbi shpenzimet për reklamim politik gjatë zgjedhjeve lokale 2025 kanë hapur debat në opinion, pasi në listën e mediave përfituese figuron edhe portali Fol.mk, i cili rezulton si mediumi i dytë më i paguar nga subjekti politik VLEN.

Sipas grafikës së publikuar, Fol.mk ka përfituar rreth 10,976 euro nga reklamat politike. Kjo ka nxitur reagime dhe diskutime publike për shkak të faktit se portali lidhet me Latif Arifin, i cili aktualisht mban pozitën e koordinatorit nacional të qeverisë për media. Kjo situatë ka ngritur pyetje në opinion lidhur me mundësinë e një konflikti interesi, duke pasur parasysh rolin institucional dhe lidhjen me një medium që ka përfituar mjete gjatë fushatës zgjedhore.

Deri më tani nuk ka një qëndrim apo vlerësim zyrtar nga institucionet kompetente nëse në këtë rast ekziston konflikt interesi apo shkelje e mundshme e rregullave për funksionarët publikë. Megjithatë, rasti pritet të mbetet në fokus të debatit publik, duke nxitur kërkesa për transparencë më të madhe mbi marrëdhëniet mes mediave, financimit politik dhe funksioneve institucionale. /top24.mk/

The post Koordinatori qeveritar për media i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore appeared first on InfoShqip.com.