“Kosova ka lezet”, momentet e veçanta ta përformancës së Dua Lipës

Nata e parë e “Sunny Hill Festival”, ishte me të vërtetë magjike. Ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndezi atmosferën me performancën e saj të jashtëzakonshme, e po ashtu edhe me veshjen që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Qershia mbi tortë e natës së kaluar ishte performanca e Duas me babanë e saj, Dukagjin Lipën, […]

“Kosova ka lezet”, momentet e veçanta ta përformancës së Dua Lipës

Nata e parë e “Sunny Hill Festival”, ishte me të vërtetë magjike.

Ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndezi atmosferën me performancën e saj të jashtëzakonshme, e po ashtu edhe me veshjen që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Qershia mbi tortë e natës së kaluar ishte performanca e Duas me babanë e saj, Dukagjin Lipën, me këngën e Gjurmëve “Era”.

Por, nuk mjaftoi vetëm kjo performancë. Dua Lipa iu drejtua turmës në gjuhën shqipe, duke iu thënë se Kosova ka lezet gjithmonë, dhe duke i falënderuar të gjithë të pranishmit.

Dua, nuk la pa përshëndetur edhe nga afër përkrahësit e saj, që erdhën nga anë e kënd globit, dhe jo vetëm nga Kosova.

Megjithëse, pos Duas, skenën e elektrizuan edhe Fat Boy Slim, Edis, Tayna, Kida, Siena Spiro, e shumë artistë të tjerë.