Kosova e pa fat, ndalet nga Austria në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim me Austrinë, në përballjen e xhiros së katërt të Ligës B së Ligës të Kombeve.
“Dardanët” ishin në epërsi, por Austria me një gol me fat arriti ta merr një pikë në Prishtinë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Përballja ishte tepër dramatike nga minuta e parë, ku të dy kombëtaret kërkuan ta gjenin rrjetën.
Kosova rrezikoi me Vedat Muriqin dhe Veldin Hoxhën, miërpo asnjëri prej tyre nuk arriti ta mposhtë portierin e Austrisë.
Ndërkohë, edhe Amir Shaipi bëri disa pritje të bukura për t’ua mohuar golin austriakëve.
Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë. Kosova e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Hoxhën, që e kishte një mundësi të mirë me kokë, por goditja rezultoi të jetë qendrore.
Pas një aksioni të bukur, Edon Zhegrova asistoi për Fisnik Asllanin, i cili mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë Kosovës (70’).
Vetëm tre minuta më vonë, Kosova kishte rastin për të dyfishuar epërsinë por Milot Rashica goditi shtyllën.
Kur askush s’e priste, Austria ndërtoi diçka përmes rivendjes anësore, ku Kalajdzic asistoi te Lang, i cili shënoi me kokë për të barazuar rezultatin (85’).
Kësisoj, Kosova ndalet në Prishtinë ndërsa mbledh pesë pikë, si pozitë e dytë, tri më pak se Austria. Në anën tjetër, Irlanda mund të ngjitët mbi ne në rast që fiton ndaj Izraelit.
Kosova do të rikthehet në Prishtinë sërish më 14 nëntor, ku do ta presim Izraelin, pastaj udhëtojmë tre ditë më vonë për në Irlandë, ku do ta mbyllim ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



